Teherani kundërshton mbështetjen e Trump-it për protestuesit iranianë

2020-01-14 10:12:06 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabiei shprehu kundërshtim ndaj postimeve në "Twitter" nga presidenti amerikan Donald Trump.

Trumpi u kërkoi në këto postime autoriteteve iraniane të mos vrasin protestues, duke i vlerësuar ata si "populli i shkëlqyer iranian".

Zëdhënësi u shpreh gjithashtu se ambasadori britanik në Iran Robert Macaire kishte vepruar në një mënyrë joprofesionale dhe të papranueshme.

Macaire u ndalua për një kohë të shkurtër afër një proteste, me akuzën për nxitje të protestave antiqeveritare në Iran.

Pala britanike thirri ambasadorin iranian në Londër për të shprehur kundërshtimin ndaj këtij ndalimi.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore