Kina e nxit ShBA-në të ndalojë sanksionet mbi subjektet kineze

2020-01-14 09:47:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i ka kërkuar ShBA-së të ndalojë ushtrimin e sanksioneve mbi subjektet kineze për bashkëpunim me Iranin.

Duke iu përgjigjes pyetjes mbi sanksionet e reja të ShBA-së ndaj Iranit, të cilat përfshijnë edhe subjekte kineze, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh:

"Për një kohë të gjatë, Kina dhe Irani kanë zhvilluar bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë në fusha të ndryshme, në kornizën e ligjit ndërkombëtar. Bashkëpunimi dypalësh është i ligjshëm e i arsyeshëm. Ai nuk dëmton interesat e palëve të treta dhe duhet të respektohet e të mbrohet."

Zëdhënësi shtoi se sanksionet nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.(Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore