Xi mori pjesë në sesionin vjetor të Komisionit Qendror të Disiplinës të PKK-së

2020-01-13 21:18:57 CRI Komenti juaj Printoni

Paraditen e së hënës u hap në Pekin sesioni plenar vjetor i Komisionit Qendror të Kontrollit të Disiplinës të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Sekretari i përgjithshëm i KQ-së të Partisë Komuniste të Kinës, njëherësh kreu i shtetit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, theksoi në fjalimin e tij se janë të nevojshme administrimi i rreptë i Partisë, përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes së partisë dhe të shtetit dhe ai në funksionimin e pushtetit.

Xi Jinping vuri në dukje se pas Kongresit të 18-të, PKK-ja e gjeti një rrugë të suksesshme se, problemet e veta mund të zgjidhen me vendime afatgjata dhe mund të dalin nga

cikli i historisë, si dhe krijoi sistemin e mbikqyrjes dhe të zbatimit të ligjit. Kjo rrugë dhe ky sistem duhet të zbatohen dhe konsolidohen.

Ai theksoi se përmes udhëzimeve të qarta institucionale, kuadrot, oficerët dhe sipërmarrësit kryesorë të Kinës do të inkurajohen për formimin e një stil i ri integriteti.

Presidenti Xi u shpreh gjithashtu se është e nevojshme përfshirja e sistemit në vlerësimin e kuadrove me qëllim që ata të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me sistemin.

Ai nënvizoi se ky vit duhet të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura, të cilat janë raportuar nga banorët në zonat e varfëra dhe problemet që dëmtojnë interesat e njerëzve si dhe të forcohet mbikëqyrja e performancës së zbutjes së varfërisë, sidomos në distriktet e varfëra.

Duhet të kundërshtohet thellësisht "mikro-korrupsioni" në fushën e jetës së popullit, të hiqet "ombrella e mbrojtjes" së forcave të liga dhe "pengesat" që pengojnë zbatimin e politikave në favor të popullit, në mënyrë që të promovohet qëndrueshmëria e përgjithshme.

Xi theksoi gjithashtu se Kina do të thellojë luftën e saj kundër korrupsionit në sektorin financiar dhe në ndërmarrjet shtetërore. Kina do të forcojë punën anti-korrupsion në burimet kombëtare, administrimin e pasurive shtetërore dhe do të hetojë dhe trajtojë problemet e fshehura të korrupsionit në rreziqet e borxhit vendor.

Xi shtoi se duhet të hetohen mashtrimet me sigurimet në sektorin e shëndetësisë dhe të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës afatgjatë si dhe është e nevojshme të përmirësohet sistemi i mbikëqyrjes së pasurive shtetërore jashtë vendit dhe ai për "kryeshefin" në nivele të ndryshme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore