FOTO/Darka e Vitit të Ri Kinez në Qytetin e Ndaluar 600-vjeçar

2020-01-13 11:01:30 CRI Komenti juaj Printoni

Një restorant në Qytetin e Ndaluar 600-vjeçar në Pekin planifikon të ofrojë darka për këtë Vit të Ri Kinez, ose Festa e Pranverës, që është festa më e rëndësishme për të gjithë kinezët.

Restoranti "Këndi i Kullës" në Qytetin e Ndaluar thotë se klientët mund të rezervojnë për darkën e Vitit të Ri Kinez me telefon nga dita e 23-të e muajit të 12-të hënor sipas kalendarit bujqësor deri në Festën e Fenerëve. Tryeza standarde e darkës mund të mbajë dhjetë veta me çmim 6688 juanë (967 dollarë), dhe për çdo person shtesë duhet të paguhen 680 juanë (98 dollarë amerikanë) më shumë.

Menuja e darkës së Vitit të Ri Kinez do të publikohet më vonë, por do të ketë patjetër jiaozi, një ushqim tradicional i kësaj feste, dhe disa gjellë që lidhen me historinë e Qytetit të Ndaluar. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore