Investimet e huaja në Shangai shënojnë rekord të ri

2020-01-13 10:58:55 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkia e Shangait ka thënë se invesitmet e huaja në këtë qytet të Kinës Lindore arritën një kulm të ri vitin e kaluar. Vlera e përgjithshme e tyre i kaloi 19 miliardë dollarët amerikanë, duke u rritur 10 % në krahasim me të njëjtën periudhë të 2018-s.

50 seli rajonale të kompanive shumëkombëshe dhe 20 qendra kërkimore-shkencore me financim të huaj u hapën në Shangai.

Shifrat zyrtare tregojnë se vjet në Shangai pati 6 800 projekte të reja me investime të huaja, 20 % më shumë se në vitin 2018. Kapitali i huaj kontraktual arriti në 50 miliardë dollarë, duke u rritur 7 %.

Ligji i investimeve të huaja, i cili hyri në fuqi më 1 janar, pritet të stimulojë më tej tregun.

Në një ceremoni të organizuar nga bashkia e Shangait të premten, u nënshkruan 60 projekte investimesh të huaja, me vlerë mbi 7.3 miliardë dollarë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore