Ligji i medias në Shqipëri ka 100% mbështetjen e OSBE-së

2020-01-10 09:20:00 CRI Komenti juaj Printoni

"Ligji i medias që u miratua në parlament ka 100% mbështetjen e ekipit të OSBE-së", deklaroi dje nga Vjena, kryeministri Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, në përfundim të seancës së Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Rama iu përgjigj interesimit të medieve.

I pyetur nga gazetari i agjencisë spanjolle të lajmeve "EFE" mbi diskutimet që shoqëruan miratimin e ligjit të medias, Rama tha se "ligji që shkoi në parlament ka 100% mbështetjen e ekipit të OSBE-së". "Është një pjesë legjislacioni në përputhje absolute me standardet e OSBE-së, që të gjejmë zgjidhje për ato që ne po përjetojmë, për mediet online jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën".

"Pjesë e prioriteteve tona është që ne të trajtojmë gjuhën e urrejtjes dhe urrejtjen në përgjithësi si një karburant që nxit dhe shpërndahet me mediet online në mënyra të ndryshme, si një lëndë djegëse. OSBE është në harmoni të plotë me ne për këtë gjë", – tha Rama. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore