Drejt ndërtimit Parku Shtetëror Sanjiangyuan dhe ai i Pyjeve Tropikale të Hainanit

2020-01-09 11:16:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet Kina do të ndërtojë Parkun Shtetëror Sanjiangyuan dhe Parkun Shtetëror të Pyjeve Tropikale të Hainan-it. I pari do të bëhet parku shtetëror me spërfaqjen dhe lartësinë më të madhe në botë, ndërsa i dyti një vend i rëndësishëm për krijimin e portit të tregtisë së lirë me mjedisin më të bukur ekologjik në botë.

Sipërfaqja e parkut Sanjiangyuan është 123 mijë kilometra katrorë dhe ka ekosistem ligatinor më unik në botë dhe është një element i rëndësishëm i ekologjisë së Kinës dhe të Azisë.

Përveç këtij parku, Parku Shtetëror i Pyjeve Tropikale të Hainanit do të ndërtohet gjithashtu sivjet dhe do të ketë një sipërfaqje 4400 kilometra katrorë, duke zënë një të shtatën e sipërfaqjes së tokës së ishullit Hainan. Ky është një nga pyjet tropikale me sipërfaqjen më të madhe në Kinë.

Drejtori i Drejtorisë së Pylltarisë të Provincës Hainan Xiao Fei tha:

"Parku Shtetëror i Pyjeve Tropikale është baza e fortë e gjelbër e portit të tregtisë së lirë të Hainanit dhe do të garantojë një mjedisin më të mirë ekologjik. Ky park është gjithashtu një masë kyçe për të krijuar portin e tregtisë së lirë me mjedisin më të bukur ekologjik në botë."

Për të tërhequr talente nga e gjithë bota për të ndihmuar në mbrojtjen e zhvillimin e burimit të pyjeve tropikale dhe krijimin e parkut shtetëror, Instituti i Parkut Shtetëror të Hainanit u krijua më 5 janar. Xia Fei tha se një nga punët e rëndësishme të institutit është mbrotja ndaj gibonit (një lloj majmuni) në Hainan që gjendet vetëm në pyjet tropikale, por tani përballet me rrezikun e zhdukjes.

"Giboni i Hainanit ndodhet vetëm në provincën Hainan të Kinës dhe jeton në pyjet tropikale Bawangling. Në 70 vjet ka pasur 7 deri 9 gibonë të Hainanit. Nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme, tani ka 30. Megjithëse situata u përmirësua, kjo specie nuk ka dalë nga klasifikim si specie në zhdukje. Giboni si kafshë e rëndësishme në pyjet tropikale tregon situatën e shëndetshme të ekosistemit të pyjeve tropikale dhe tërësinë e ekosistemit. Mbrojtja e gibonit lidhet me sukseset e ndërtimit të Parkut Shtetëror të Pyjeve Tropikale të Hainanit."

Mësohet se sivjet Kina do të përfundojë punën e shqyrtimit të parqeve shtetërore dhe do të krijojë sistemin e unifikuar administrimit të parqeve shtetërore dhe një grup të parqeve shtetërore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore