Kina publikoi rregullore për garantimin e rrogave të punëtorëve migrantë

2020-01-09 10:30:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang nënshkroi një dekret të Këshillit të Shtetit, për publikimin e një rregulloreje që garanton pagimin e rrogave të punëtorëve migrantë ruralë.

Vonesa e rrogës është kthyer në një problem shqetësues për një pjesë punëtorësh migrantë, të cilët punojnë shumë.

Këta punëtorë thanë se janë lodhur nga pretekste të ndryshme: mungesa e fondeve, të metat e sistemit qeveritar, ose mosdhënia e rrogave nga palët përgjegjëse.

Wang Zhenjiang, nga Ministria e Drejtësisë e Kinës, tha se të gjitha kompanitë që shkelin ligjin do të ndëshkohen.

"Ata që nuk mund të paguajnë rrogat për punëtorët migrantë do të detyrohen të përmbushin detyrimet e tyre brenda një periudhe të caktuar pas afatit përfundimtar, kurse pas kësaj periudhe, ata duhet të paguajnë një shumë shtesë prej 50 deri 100 për qind mbi shumën e duhur. Ndërsa ata që dyshohen për mospagimin e rrogave do të hetohen."

Në rregullore thuhet gjithashtu se kontraktuesit duhet të krijonë llogaritë individuale për hedhjen e rrogave dhe kontraktuesi kryesor duhet të paguajë drejtpërdrejt punëtorët për të thjeshtuar procesin.

Firmave iu kërkohet të përdorin emrat e vërtetë në regjistrim, për të siguruar që të gjithë punëtorët të marrin rrogat. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore