Shqipëri, ecuria e biznesit u rrit me 2.9%

2020-01-09 09:26:01 CRI Komenti juaj Printoni

Biznesi dhe konsumatorët shprehen optimist për ecurinë pozitive të biznesit, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2019.

Banka e Shqipërisë publikoi sot rezultatet e Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, për tremujorin e katërt të vitit 2019.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria e biznesit, balanca përbërëse e Treguesit të Besimit të Tregtisë (TBT), u rrit me 2.9 % dhe balanca e gjendjes financiare u përmirësua.

Ndërkohë që balanca tjetër formuese e Treguesit të Besimit të Konsumatorit, për të ardhurat dhe shpenzimet, qëndroi pothuajse në të njëjtin nivel me një tremujor më parë (+0.3 pikë përqindje).(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore