Stuhi ere në Tiranë, bashkia në gatishmëri në ndihmë të qytetarëve

2020-01-06 09:36:15 CRI Komenti juaj Printoni

Tirana është përfshirë pasditen e së dielës nga një stuhi e fortë ere e cila ka rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë janë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve.

Era e fortë ka rrëzuar edhe Pemën e madhe të Krishtlindjeve në sheshin "Skënderbej".

Bashkia e Tiranës, ka publikuar foto nga vendet ku era ka rrëzuar pemët dhe njofton qytetarët e kryeqytetit të bëjnë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.

"Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari", njofton Bashkia Tiranë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore