Vjenë: Koncert solidar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

2020-01-03 18:55:00 CRI Komenti juaj Printoni
Në ndihmë dhe mbështetje për familjet e viktimave dhe të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, Philarmonic Ensemble Vienna, nën drejtimin e Shkëlzen Dolit, dha një koncert solidarizimi në Ehrbar Saal, Pryaner Konservatorium Wien.

"Bashkatdhetarët që punojnë e jetojnë në Austri, si dhe miq e dashamirës austriakë ndoqën shfaqjen e nivelit më të lartë artistik të anëtarëve të Filarmonisë së Vjenës. Të ardhurat nga biletat shkojnë në ndihmë të kapërcimit të pasojave të shkaktuara nga tërmeti", thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë.

Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Roland Bimo në fjalën e përshëndetjes falenderoi Nuncin Apostolik, Shkëlqesinë e Tij Kryepeshkopin Pedro Lopez Quintana për pjesëmarrjen dhe solidaritetin.

Gjithashtu falenderoi dhe artistët për kontributin si dhe sponsorët e aktivitetit Alban Shehri, Elmaz Libohova, etj. (Marrë nga ATSh-ja)

Mrekulli
Lajmet Kryesore