Kryeekzekutivja e Hong-Kongut shpreh përkrahjen për policinë

2020-01-01 10:30:55 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam ka vizituar selinë e policisë së qytetit dhe ka vlerësuar punonjësit e policisë në vijën e parë.

Lam tha se punonjësit e policisë kanë përballuar presion të madh dhe kanë punuar për orë të tëra pa ndërprerje gjatë muajve të fundit, për shkak të veprimeve të dhunshme të rebelëve, dhe disa prej tyre janë të plagosur.

Kryeekzekutivja e falënderoi policinë për kryerjen e detyrave me profesionalizëm, duke ruajtur ligjin dhe rendin e Hong-Kongut.

Ajo shtoi se qeveria e Hong-Kongut do të vazhdojë të mbështetë forcën policore, për të bërë të mundur që shoqëria të kthehet në normalitet. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore