Lajmet e "New Jork Times"-it për fëmijët e Xinjiang-ut janë plot informacione të rreme

2019-12-31 11:25:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, gazeta "New Jork Times" botoi një artikull, ku thuhet se qeveria kineze i dërgon fëmijët e Xinjiang-ut në shkolla me konvikt, i detyron ata të ndahen nga prindërit, e zëvendëson gjuhën ujgure me gjuhën standarde kineze dhe përhap edukimin atdhetar për të ndërruar pikëpamjet e fëmijëve. Ky artikull është plot informacione të rreme dhe krejtësisht i pabazë.

Sipërfaqja e Xinjiang-ut është rreth shtatë herë më e madhe se e Britanisë dhe ndërtimi i shkollave me konvikt në Xinjiang është një model i ndihmës arsimore ndaj të varfërve, që mirëpritet gjerësisht nga banorët vendorë. Sipas politikës arsimore të Xinjiang-ut, nxënësit e shkollës fillore nga klasa e parë deri në klasën e tretë nuk jetojnë në konviktet e shkollave, ndërsa nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë mund të zgjedhin të qëndrojnë në konvikt, prandaj është krejt i pabazë njoftimi i ndarjes së detyrueshme të fëmijëve nga prindërit. Në fakt, edhe në artikullin e "New Jork Times"-it vihet në dukje se është e vërtetë që shumë familje në krahina të largëta dëshirojnë t'i dërgojnë fëmijët në shkollë me konvikt.

Njëkohësisht "New York Times" e kritikon qeverinë kineze për zëvendësimin e gjuhës ujgure me gjuhën standarde kineze për të "vrarë" gjuhët e kulturat e kombësive. Kjo nuk përputhet aspak me faktet. Në shkollat fillore e të mesme të Xinjiang-ut përdoren shtatë gjuhë në mësimdhënie, banorët vendorë mund të dëgjojnë e të shikojnë emisione në radio e televizion në pesë gjuhë dhe mund të lexojnë botime në shumë gjuhë. Nga ana tjetër, si gjuha zyrtare kombëtare, përhapja e gjuhës standarde kineze në shkollë është një gjë shumë e zakonshme. Përse nxënësit e Xinjiang-ut nuk duhet të mësojnë gjuhën standarde kineze? Nëse amerikanët e pakicave kombëtare nuk mësojnë anglishten, ata do të kenë shumë vështirësi të jetojnë në shoqërinë amerikane.

"New York Times"-i kritikon gjithashtu edukimin atdhetar në Xinjiang. Pothuajse të gjitha vendet në botë e zhvillojnë këtë edukim për fëmijët, veçanërisht ShBA-ja. Që nga fundi i shekullit të 19-të, leximi i "premtimit të besnikërisë" nga nxënësit është bërë një traditë në shkollat fillore e të mesme të ShBA-së. Në shkurt të vitit 2019, një 11-vjeçar amerikan u arrestua për shkak se nuk pranoi të betohej para flamurit kombëtar. Këto fakte tregtojnë se ShBA-ja i kushton shumë rëndësi edukimit atdhetar. Prandaj qëndrimi i "New Jork Times" është standard i dyfishtë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore