Shqiptarët rritën me 10,3% shpenzimet për turizëm jashtë vendit

2019-12-27 09:39:50 CRI Komenti juaj Printoni

Në Shqipëri është rritur ndjeshëm fluksi i turistëve huaj, por nuk mbetet pas edhe numri i shqiptarëve që shpenzojnë për turizëm apo udhëtime jashtë vendit.

Sipas të dhënave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, mbi 1.2 miliardë euro shpenzuan shqiptarët për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit gjatë periudhës janar – shtator 2019.

Të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shpenzimet për turizëm jashtë shtetit janë rritur me 10,3% ose 115 milionë euro më shumë.

Shifra që shqiptarët shpenzojnë për pushime jashtë vendit ka ardhur në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Greqia është një ndër vendet destinacion kryesor, ku shqiptarët udhëtojnë më shumë për pushime. Por paralelisht vende të tjera të preferuara janë Turqia, Italia, por edhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore