Balluku: 91% e shërbimeve publike online brenda 2020

2019-12-27 09:02:52 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria Shqiptare synon që 91% e shërbimeve publike për qytetarëve, brenda vitit 2020 të mund të ofrohen online, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

"Ne synojmë që deri në fund të vitit 2020, të kalojmë online 91% të shërbimeve të ofruara nëpër sportele. Kjo është një nismë dhe një përgjegjësi e madhe, për t'u kryer pasi duhet një impenjim maksimal që nga ministri dhe deri tek operatori i sportelit. Por ne e kemi marrë këtë përgjegjësi dhe besoj që do ja dalim me sukses ashtu siç kemi bërë dhe herë të tjera", u shpreh ministrja Balluku për mediat pranishme.

Ajo shpjegoi se do të synohet që procesi të jetë sa më i thjeshtë, por nga ana tjetër, për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, për një periudhë të caktuar pranë sporteleve do të ketë asistencë për qytetarët që duan të informohen se si kryhet aplikimi online.

Një tjetër risi e kësaj nisme është se tashmë qytetari nuk do mbajë përgjegjësi për letrat dhe dokumentet, të cilat duhen për të marrë shërbimin, sepse kjo do të jetë vetë detyrë e njësisë shtetërore, në të cilën ai do aplikojë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore