Rezultati pozitiv financiar, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin 32.7 mld lekë

2019-12-26 09:36:44 CRI Komenti juaj Printoni

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në periudhën janar-nëntor të këtij viti në Shqipëri janë realizuar në vlerën 32.7 miliardë lekë, 11.5% ose 2.6 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe realizim në masën 98% të planit.

Rezultati pozitiv financiar i kompanive në vitin 2018, reflektoi rritjen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar nga ana e tyre në vitin 2019.

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin përgjatë 2020 planifikohet të rriten 8%, ose 2.8 miliardë lekë më shumë se viti 2019, pra parashikohet të arkëtohen 38 miliardë lekë.

Rritja e parashikuar në tatimin mbi fitimin bazohet në rritjen ekonomike të projektuar në rritjen e vet deklarimit nga ana e tatimpaguesve, si dhe në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore