Makao, zhvillim i integruar me strategjinë kombëtare

2019-12-13 11:31:09 CRI Komenti juaj Printoni

Pas kthimit 20 vjeçar në gjirin e atdheut, Makao-ja ka patur rritjen më të shpejtë ekonomike. Përveç turizmit, industria shtyllë, qyteti ka zhvilluar sektorë të tjerë si ekspozitë, financë, mjekësi kineze etj., duke përparuar në rrugën drejt zhvillimit të larmishëm.

Në korrik të vitit 2005, qyteti i lashtë i Makaos u pranua në Listën e Trashëgimive Kulturore Botërore të UNESCO-s.Në vitin 2017, Makao u vlerësua nga UNESCO-ja si "Qytet Kreativ i Gastronomisë". Me tituj të tillë dhe famë botërore, Makao po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga katër anët e botës. Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Turistike e Qeverisë së Makaos, në 20 vjetët e fundit, numri i turistëve u shtua nga afro 7 milionë në vitin 1999 në 35 milionë në vitin 2018, numri i dhomave të hoteleve u shtua nga mbi 9 mijë në 40 mijë, me mbi 90% të akomodimit.

Sipas shefes së Zyrës Turistike, Wen Qihua (Maria Helena de Senna Fernandes), afro 70% e turistëve në Makao vijnë nga pjesa kontinentale e Kinës, gjë që vërteton gjithashtu rëndësinë e përkahjes së politikave kombëtare për zhvillimin e shpejtë të turizmit të Makaos.

"Në 20 vitet e fundit, kemi parë mbështetjen e fortë të qeverisë qendrore. Për shembull në vitin 2003, si arriti turizmi në Makao të ngrihej aq shpejt në këmbë nga ndikimet e përhapjes së epidemisë së SARS-it? Kjo sepse në atë vit, qeveria qendrore nxorri politikën inkurajuese për vizitat turistike në Makao. Sipas udhëzimit të reformës dhe të zhvillimit të Deltës së Lumit Zhujiang, u caktua pozicioni si qendër turistiko-argëtuese botërore. Ky përcaktim del në vijim në disa planifikime të mëvonshme shtetërore", shtoi znj. Wen.

Përveç turizmit, industrisë shtyllë, Makao po eksploron edhe zhvillimin në fusha të tjera. Të dhënat tregojnë se nga viti 2013 deri në vitin 2018,

përqindja e të ardhurave nga industria e lojërave në PBB-në e Makaos ra nga 63% deri në 50%. Ekspozita, financa, mjekësia tradicionale, krijimtaria kulturore dhe industri të tjera të reja janë në rritje në këtë qytet duke kontribuuar në rritjen e PBB-së.

Marrim ekspozitën si shembull. Nga të dhënat rezulton se ky sektor realizoi 3.5 miliardë pataka (monedha e Makaos), sa 0.9% e PBB-së vendore, nga e cila përfituan edhe sektorët të tjerë të lidhur si hoteleria, cateringu, turizmi etj.

Pasi kthimit në atdhe dy dekada më parë, PBB-ja e Makaos u shtua nga 51.9 miliardë deri në 444.7 miliardë pataka. Ndërkohë, përqindja e papunësisë ra nga 6.3% në 1.8%. Siç përmendi dhe kryeguvenatori Fernando Chui Sai On, me anën e politikave të favorshme të qeverisë qendrore dhe nëpërmjet pjesëmarrjes të zhvillimit rajonal, Makao ka bërë përparim të konsiderueshëm në përmirësimin e ekonomisë dhe të jetesës së qytetarëve. Në të ardhmen, Makao do të vijojë t'i përmbahet pozicionit të caktuar nga atdheu, duke forcuar bashkëpunimin ndër-rajonal për të realizuar zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore