Kinë, vijon rritja e nivelit të lehtësimit të tregtisë

2019-12-12 14:23:31 CRI Komenti juaj Printoni

 

Sipas "Raportit vjetor mbi lehtësimin e tregtisë kineze" nga një qendër studimore kineze të mërkurën, në vitin 2019, treguesi i lehtësimit të tregtisë kineze është 76.93 duke u shtuar 5.31% në krahasim me vitin 2017. Nën sfondin e ngadalësimit të lartë të tregtisë botërore, ngritja e vazhdueshme e nivelit të lehtësimit të tregtisë kineze jo vetëm ka nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të tregtisë së jashtme të Kinës, por gjithashtu i ka sjellë energji ekonomisë botërore.

Me goditjen e unilateralizmit e proteksionizmit, tregtia botërore ka hyrë në një gjendje të ngrirë. Nën këtë sfond, masat e Kinës për ngritjen e lehtësimit tregtar kanë forcuar pa dyshim besimin global për rritjen ekonomike botërore.

Ngritja e vazhdueshme e nivelit të lehtësimit të tregtisë kineze ka lehtësuar barrën e ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme duke shtuar përfitimet e tyre. Nëpërmjet një sërë masash si integrimi zhdoganimit në mbarë vendin, "një sportel i vetëm" për tregtinë e jashtme, dorëzim online i dokumenteve të zhdoganimit, etj., kanë ulur shumë kohën dhe kostot e zhdoganimit të mallrave të import-eksportit në Kinë.

Sipas të dhënave, në 9-mujorin e këtij viti, koha e zhdoganimit të eksporteve dhe ajo e importeve në Kinë u pakësua përkatësisht me 56.4% e 64.7% në krahasim me vitin 2017. Si rezultat, këtë vit deri në nëntor, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave në Kinë arriti në 28.5 trilionë juanë (afro 4 trilonë dollarë) duke u shtuar 2.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se tregtia kineze është ende e fuqishme dhe ka stabilizuar ekonominë botërore.

"Sporteli i vetëm" për tregtinë e jashtme do të thotë që tregtarët mund të paraqesin të gjitha dokumentet vetëm në një sportel, duke e bërë më të lehtë procedurën. Deri në fund të këtij viti, do të realizohet përdorimi 100% i bizneseve kryesore të tregtisë së jashtme. Krahas këtyre, Kina do të ulë më tej shpenzimet në port. Këto masa do të nxisin pandërprerë zhvillimin me cilësi të lartë të tregtisë së jashtme kineze duke gjallëruar ekonominë botërore. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore