Ekonomisti i "J.P. Morgan"-it: Ekonomia kineze do ta rimarrë veten në gjysmën e parë të 2020-s

2019-12-09 19:18:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekonomisti për Kinën i "J.P. Morgan"-it thotë se në gjysmën e parë të vitit 2020 treguesit kryesorë ekonomikë të vendit ka të ngjarë të rikthehen në nivelin e mëparshëm.

Duke shprehur mendimin se trysnia e rënies ka ardhur kryesisht prej faktorëve ciklikë, Zhu Haibin-i shtoi se prodhimi dhe investimet infrastrukturore mund të fillojnë të nxisin rritjen ekonomike vitin e ardhshëm.

Zhu vuri në dukje gjithashtu se rritja e treguesit të çmimeve të konsumit është thjesht strukturore dhe nuk ka gjasa të shkaktojë ndryshime në politikën monetare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore