ShBA-ja dhe Perëndimi në përgjithësi do të paguajnë për standardin e dyfishtë të tyre

2019-12-09 19:15:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, CGTN-ja pranë Grupit Mediatik të Kinës transmetoi dy dokumentarë në gjuhën angleze mbi antiterrorizmin në Xinjiang, ku u publikuan filmime origjinale të sulmeve terroriste, gjë që shkaktoi reagime të shumta brenda e jashtë Kinës. Por mediat dhe politikanët amerikanë dhe ata perëndimorë në përgjithësi qëndruan të heshtur. Kjo heshtje e tyre tregon standardin e dyfishtë të ShBA-së dhe të Perëndimit në përgjithësi, çka dërgon sinjale shumë të rrezikshme dhe do të bëjë që ato të paguajnë një çmim për këtë.

Të kujtojmë që vetëm para dy javësh, mediat perëndimore, si "New York Times", publikuan "dokumente të brendshme" mbi Xinjiang-un. Megjithëse ato e pranuan se nuk ishte e qartë se si ishin mbledhur këto dokumente, kjo nuk i ndaloi të hedhin baltë mbi politikat e Kinës në rajonin e Xinjiang-ut. Nga njëra anë këto media nuk reaguan për dokumentarët mbi antiterrorizmin në Xinjiang të publikuara nga qeveria kineze dhe, nga ana tjetër, publikuan dokumente të rreme mbi Xinjiang-un, të cilave nuk ua dinë burimin nga janë. Një pjesë e njerëzve në Perëndim kanë paragjykime të mëdha ideologjike për Kinën dhe përdorin lirisht standarde të dyfishta.

Terrorizmi është armiku i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar. Një pjesë e perëndimorëve që nxitin forcat terroriste në Xinjiang do të paguajnë për veprimet e tyre. Ka shembuj të mëparshëm për këtë. Kapiteni i Grupit të Forcave Ajrore të Pakistanit Sultan Hali shprehet në dokumentarin "Xinjiang-u i Kinës, fronti antiterrorist" të transmentuar nga CGTN se pas mësymjes së Bashkimit Sovjetik në Afganistan, për ta kundërshtuar këtë, ShBA-ja inkurajoi myslimanët në mbarë botën të përkrahnin forcat muxhahedine të Afganistanit. Me përkrahjen e ShBA-së, "Al-Kaeda" e drejtuar nga Osama Bin Ladeni u zhvillua shpejt dhe në fund ndodhi ngjarja e 11 shtatorit.

Në fakt, për problemin e Xinjiang-ut, e drejta e fjalës i takon popullit të kombësive të ndryshme të këtij rajoni. Në tre vjetët e fundit në Xinjiang nuk ka pasur incidente të dhunshme terroriste. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve në Xinjiang i kaloi 200 milionët dhe të ardhurat nga turizmi arritën në 300 miliardë juanë, duke u rritur 40 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe lufta për zhdukjen e varfërisë ka arritur përparime të dukshme. Përqindja e varfërisë u ul deri në 6.51 %, nga 22.84 % në vitin 2014. Këto të dhëna konkret tregojnë zhvillimin e lulëzimin e Xinjiang-ut dhe janë një përgjigje e fortë përballë thashethemeve dhe shpifjeve.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore