"Verbëria përzgjedhëse" shkatërron bashkëpunimin ndërkombëtar antiterrorist

2019-12-09 12:10:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, CGTN pranë Grupit Mediatik të Kinës transmetoi dokumentarët në gjuhën angleze me titull "Xinjiangu i Kinës, fronti antiterrorist" dhe "Prapa skenës – 'Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor' dhe terrorizmi i dhunshëm në Xinjiang" ku u shfaqën një sërë veprimtarish të egra të shkaktuara nga terroristë e ekstremistë fetarë në Xinjiang dhe u shtjelluan përpjekjet e Kinës për zgjidhjen e problemit. Por, disa media e politikanë perëndimorë me standard të dyfishtë zgjodhën që në heshtje të bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh për këta dy dokumentarë.

Njerëzit e kanë ende në kujtesën e tyre se kur ndodhi sulmi terrorist i "11 shtatorit", globi dënoi njëzëri terrorizmin duke shprehur simpati për popullin amerikan. Shumë vende duke përfshirë Kinën kanë zhvilluar aktivisht bashkëpunimin me ShBA-në për luftën antiterroriste. Por, disa politikanë amerikanë e dënojnë Kinën për luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit në Xinjiang, madje mbrojnë terroristët, kjo është krejt e paarsyeshme.

Terrorizmi dhe ekstremizmi fetar janë armiq të të gjithë njerëzimit dhe sfida të përbashkëta për sigurinë e komunitetit ndërkombëtar. Vitet e fundit, terrorizmi ndërkombëtar është zgjeruar më tej. Sipas raportit, në 6-mujorin e parë të vitit 2018, ndodhën 639 sulme terroriste në 42 vende të botës.

Sipas statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2016, në Xinjiang ndodhën mijëra sulme terroriste, duke marrë jetët e shumë banorëve të pafajshëm dhe duke paralizuar rëndë zhvillimin shoqëror e ekonomik. Për të mbrojtur masat popullore të Xinjiang-ut, qeveria kineze ka marrë një sërë masash antiterroriste në këtë rajon, duke arritur rezultate konkrete. Në dokumentarët e CGTN-it regjistrohen këto masa si krijimi i qendrës së përgatitjes profesionale. Pas ngritjes së kësaj qendre, në Xinjiang nuk ka ndodhur asnjë incident terrorist për 3 vjetë me radhë.

Autori i këtij artikulli vizitoi në korrik të këtij viti qendrën e përgatitjes profesionale në Xinjiang ku pa se kursantët janë shumë të kënaqur për kushtet e jetesës e të mësimit në qendër, këtu nuk ka asnjë kufizim ndaj lirisë së tyre. Pas diplomimit, shumica e kursantëve kanë gjetur punë.

Shumë shikues të huaj të dokumentarëve u shprehën se ata zbuluan faktet në film. Çështja antiterroriste e Xinjiang-ut është pjesë e rëndësishme përbërëse e çështjes antiterroriste ndërkombëtare. Për njerëz që kujdesen për zhvillimin e Xinjiang-ut, dokumentarët u kanë hapur sytë për gjendjen e vërtetë në Xinjiang. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore