Pse media perëndimore bën një sy qorr e një vesh shurdh për dokumentatrët lidhur me Xinjiang-un?

2019-12-09 10:54:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Rrjeti Global i Televizionit të Kinës (CGTN) pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG) transmetuan dy dokumentarë në gjuhën angleze lidhur me Xinjiang-un, ku shfaqen dëmet nga terrorizmi dhe ekstremizmi fetar ndaj Xinjiang-ut dhe ku demaskohen veprimet e egra e të tmerrshme të organizatës terroriste "Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor" në Xinjiang.

Këta dy dokumentarë kanë gjetur jehonë të madhe në rrjetet sociale brenda e jashtë vendit. Shumë përdorues të huaj pyetën: mos vallë veprimet e tilla të dhunshme terroriste gjakprurëse janë të drejtat e njeriut të mbrojtura nga qeveria amerikane? Ata shprehën trishtim për vrasjet e të pafajshmëve nga organizata terroriste, ky është realiteti në Xinjiang-ut!

Por me këtë rast, disa media perëndimore, që kanë bërë për bujë të drejtat e njeriut në Xinjiang, ranë në heshtje kolektive përballë këtyre dokumentarëve. Përveç Radios Ndërkombëtare të Francës dhe disa media të tjera, shumë rrallë media perëndimore kryesore njoftuan ose ritransmetuan plotësisht këta dy dokumentarë mbi Xinjiang-un.

Edhe politikanët amerikanë, që nxitën Kongresin të miratonte të ashtuquajturin "Projektligjin mbi politikën e të drejtave të njeriut të ujgurëve 2019", nuk flasin më për "të drejtat e njeriut", "demokraci" dhe "liri".

Dëshmia është e pamohueshme! Nëse ka individë që ende dyshojnë për luftën antiterroriste dhe për çrrënjosjen e ekstremizmit në Xinjiang, ai do të bindet plotësisht pasi të shikojë këta dy dokumentarë të CGTN-it.

Dokumentari i parë "Xinjiang-u i Kinës, pararoja e luftës antiterroriste", përfshin videot origjinale gjatë ngjarjes së "5 korrikut" 2009 në Urumqi, raste të dhunshme terroriste të "28 tetorit 2013" në Pekin dhe të "1 marsit 2014" në Kunming, të cilat pasqyrojnë përpjekjet dhe sakrificat e kinezëve përballë kërcënimeve të terrorizmit, ekstremizmit dhe të separatizmit.

Tjetër dokumentar me titull "Dora e zezë e fshehur, 'Lëvizja Islamike të Turkistanit Lindor dhe' dhe terrorizmi i dhunshëm në Xinjiang" demonstron me hollësi ligësinë e "Lëvizjes" dhe demaskon faktin se kjo lëvizje, si një pjesë përbërëse e sistemit të terrorizmit ndërkombëtar, kërcënon jo vetëm Kinën, por edhe sigurinë e përbashkët të globit. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore