Itali, ndizen dritat e pemës më të lartë në botë të Krishtlindjes

2019-12-09 10:42:08 CRI Komenti juaj Printoni

Foto arkiv, pema e Krishtlindjes në Gubbio në vitin 2019(Foto nga VCG)

Dritat e pemës që ka hyrë në Librin e Rekordeve "Guinness" si pema më e lartë e Krishtlindjes në botë, u ndezën në Gubbio të Italisë. Qindra drita xixëlluese formuan skicën e një peme Krishtlindjesh në një faqe mali që ngrihet prapa qytetit mesjetar.

At Ibrahim Faltas është një frat franceskan nga Toka e Shenjtë.

"Sot është me të vërtetë një ditë dhe moment historik për të gjithë ne, për njerëzit nga Bethlehem-i, për ata nga Gubbio dhe për ne, fretërit françeskanë, që festojnë 800-vjetorin e takimit midis St Francis dhe Sultan-it të Egjiptit, si dhe atë të pelegrinazhit të Shën Françeskut në Tokën e Shenjtë. Pema 'Gubbio' është ndezur nga 'Custos' në Tokën e Shenjtë dhe nga ylli i Bethlehem-it. Kjo është shumë e rëndësishme."

Pema është 750 metra e lartë dhe 450 metra e gjerë. Për realizimin e saj u përdorën 7500 metra kabëll.

Sipas banorëve vendas dhe vullnetarëve, tradita e kësaj peme gjigante në Gubbio daton prej vitit 1981. (Li Huailiang/Albana)

Mrekulli