Drejtoria e Transportit: Të ardhurat u rritën me 9% në 11-mujorin 2019

2019-12-09 10:22:50 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR) ka regjistruar rritje rekord të të ardhurave për 11-mujorin e vitit 2019.

Shifrat zyrtare tregojnë se, në këtë 11-mujor ky tregues u rrit me 9% më shumë se në 2018. Realizimi i të ardhurave për këtë periudhë shënon shifra rekord të realizimit të të ardhurave në masën 106,8% mbi planin.

Gjithashtu numri i shërbimeve të ofruara nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar – nëntor 2019, u rrit 16% në krahasim me vitin e kaluar.

Në këtë 20-vjetor të Drejtorisë së Transportit, shifrat rekord i mban muaji nëntor 2019, i cili shënon tregues historik me rritjen më të madhe.

Ndërsa qytetarët kanë marrë 967 shërbime të kryera në vetëm një orë ose 133 shërbime më shumë në 1 orë, që rezulton të jetë 16% më shumë shërbime në vetëm në një orë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore