Paris, policët dhe protestuesit përplasën gjatë grevës

2019-12-06 10:47:38 CRI Komenti juaj Printoni

Policia u përplas në Paris të enjten me protestuesit që kishin dalë në rrugë si pjesë e grevës në mbarë vendin kundër planit të qeverisë franceze për rishikimin e sistemit të pensioneve.

Policët hodhën gaz lotsjellës ndaj demonstruesve, të cilët u përgjigjën duke lëshuar sende të forta ndaj tyre, duke dëmtuar dyqane dhe duke vënë zjarre.

Të paktën 87 veta u arrestuan në kryeqytet gjatë demonstratës që synon ta detyrojë presidentin Emmanuel Macron të heqë dorë nga plani i reformës së pensioneve.

Sindikatat e vendit kanë bënë thirrje për greva mbarëkombëtare dhe pa afat mbi reformën e Macron-it, sfida më e madhe përballë presidentit centrist qysh nga lëvizja e "jelekëve të verdhë" kundër pabarazisë ekonomike, e shpërthyer një vit më parë. (Wang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore