Ekspertët kinezë kundërshtojnë miratimin nga ShBA-ja të projektligjit mbi Xinjiang-un

2019-12-06 10:30:17 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ekspertët dhe studiuesit kinezë kanë shprehur kundërshtimin e tyre të fortë për miratimin e një projektligjit mbi Xinjiang-un nga Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së.

Xinjiang

Zv.drejtori i Institutit të të Drejtës Ndërkombëtare në Akademinë Kineze të Shkencave Shoqërore Liu Huawen shprehet se i ashtuquajturi "Projektligj për të drejtat e njeriut të ujgurëve 2019" është një sulm dashakeq ndaj gjendjes së të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe një ndërhyrje e dukshme në punët e brendshme të Kinës:

"ShBA-ja e ka vënë ligjin e vet të brendshm mbi ligjin ndërkombëtar dhe ka kërcënuar se do të vendosë sanksione të njëanshme kundër organizatave, ndërmarrjeve dhe individëve kinezë, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Kinës. Për një kohë të gjatë, ndërhyrja e ShBA-së në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe ushtrimi i të ashtuquajturit 'juridiksion i zgjeruar' kanë shkelur rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare."

Xinjiang

Dekani ekzekutiv i Qendrës së Edukimit dhe Studimeve mbi të Drejtat e Njeriut në Universitetin Jugperëndimor të Shkencave Politike dhe Drejtësisë Zhang Yonghe tha se projektligji bën akuza të pabaza kundër përpjekjeve të qeverisë kineze për të goditur terrorizmin dhe radikalizmin në Xinjiang:

"Lufta kundër terrorizmit ka qëllim thjesht të godasë veprimet terroriste dhe nuk synon ndonjë pakicë kombëtare të veçantë. Kina jo vetëm po godit terrorizmin, por edhe po mbron interesat dhe të drejtat e njeriut të pjesëtarëve të çdo kombësie."

Zyrtarë të tjerë thanë se ky projektligj pasqyron standardin e dyfishtë të palës amerikane për sa i përket luftës kundër terrorizmit. Sipas tyre, masat e Kinës për çrrënjosjen e radikalizmit në Xinjiang kanë ofruar përvojë të vlefshme për vendet e tjera, pasi asnjë ngjarje terroriste nuk ka ndodhur në këtë rajon gjatë tre vjetëve të fundit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore