Specialistët: Potenciali i ndërlidhjes infrastrukturore Kinë-Itali është i madh

2019-12-05 20:34:25 CRI Komenti juaj Printoni

Tema kryesore në Forumin e 3-të të Bashkëpunimit dhe të Mundësive të Biznesit Kinë-Europë ishte forcimi i ndërlidhjes së infrastrukturës midis Kinës e Italisë. Pjesëmarrësit janë të mendimit se Kina dhe Italia kanë potencial të madh në ndërlidhjen dhe ndërtimin e një kanali të ri për transportin tokësor dhe detar midis Kinës e Europës.

Forcimi i ndërtimit të infrastrukturës dhe promovimi i lidhjes ndër-rajonale janë drejtime prioritare të bashkëndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë". Vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar Kinë-Itali është zhvilluar me shpejtësi, por për shkak të burimeve të kufizuara financiare publike, nevoja për rindërtim dhe përditësim të infrastrukturës është një nga problemet kryesore me të cilat përballet zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Italisë, por kjo është bërë një pikë e re e rritjes në bashkëpunimin Kinë-Itali.

Lidhur me këtë zv-ministri italian i Infrastrukturës dhe i Transportit Giovanni Carlo Cancelleri u shpreh se nisma "Një brez, një rrugë" ofron

mundësi për të mbushur mangësitë e infrastrukturës së vendit të tij.

"Në disa zona të vendit tonë, infrastruktura për të zbatuar këto ide mungon. Porti Augusta në Siçili nuk ka linja të transportit me qytete të tjera pasi mungon infrastruktura. Në këtë port mund të ankorohen anije të mëdha, mendoni për potencialin e tij. Prandaj pjesëmarrja në nismën "Një brez, një rrugë" është një hap i rëndësishëm për ne.

Porti Vado i Genova-s në Italinë veriore është një nga projektet e përbashkëta të ndërtimit në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" . Tani ky port po shndërrohet në një qendër tranziti të tregtisë detare midis Kinës e Europës. Drejtori i degës së Europës të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës Cui Hongjian tha:

"Mendoj që 'Një brez, një rrugë' është një koncept gjithëpërfshirës. Cili është qëllimi i ndërtimit të infrastrukturës? Është krijimi i kushteve më të mira për tregtinë. Europa gjithashtu po përballet me problemin e kufizimit të infrastrukturës. Integrimi më i mirë i përditësimit të infrastrukturës gjithashtu mund të krijojë një pikë të re rritjeje në vetvete. Ndryshimi më i madh që mund të sjellë 'Një brez, një rrugë' në Europë është integrimi i tregtisë së brendshme dhe tregtisë detare." (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore