Ish-kryezyrtarë të huaj përkrahin qëndrimin e Kinës për ndalimin e dhunës në Hong-Kong

2019-12-05 20:10:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-kryezyrtarë të huaj që morën pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Burimeve Perandorake deklaruan përmes intervistave mbështjetet e tyre për qëndrimet e Kinës për ndalimin e dhunës në Hong-Kong dhe bënë thirrje për ndalimin e kaosit.

Për më shumë se 5 muaj, vandalizmat në Hong-Kong kanë kërcënuar të drejtat bazë dhe lirinë e hongkongasve dhe e çuan ekonominë e qytetit në në tremujorin më të ulët në 21 vjet. Ish-kryezyrtarët e huaj që përkrahin Kinën në zbatimin e politikës "Një vend, dy sistme" e kundërshtojnë ndërhyrjen e jashtme në çështjet e Hong-Kongut.

"Besoj se Kina ka aftësi të trajtojë punët e saj të brendshme. Falë zhvillimit të 40 viteve me Reformë e Hapje, Kina pati arritje të mëdha. Besoj se këto rezultate do të forcohen më tej në të ardhmen. Prandaj mendoj se (zgjidhja e problemit të Hong-Kongut) do të niset nga gjykimi i drejt dhe përpjekjet e Kinës," tha ish-presidenti slloven Danilo Turk.

Ish-presidentja e Letonisë Vaira Vike-Freiberg tha:

"Kërkesat e tyre duhet të shprehen në mënyrë paqësore."

(Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore