Standardi i dyfishtë i ShBA-së ndaj antiterrorizmit

2019-12-05 18:21:13 CRI Komenti juaj Printoni

Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miratoi më 3 dhjetor, të ashtuquajturin "Projektligj të të drejtave të njeriut të ujgurëve 2019". Ky projektligj nën maskën e të drejtave të njeriut injoron faktet objektive të zhvillimit të qëndrueshëm të Xinjiang në vitet e fundit, unitetin dhe harmoninë e banorëve të të gjitha pakicave kombëtare dhe përbalt përpjekjet e Kinës në luftën kundër terrorizmit. Miratimi i këtij projektligji tregon standardin e dyfishtë të palës amerikane në kauzën e antiterrorizmit si dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës me pretekstin e "të drejtave të njeriut".

Për mbi 20 vjet para fundit të vitit 2016, në rajonin e Xinjiang-ut u regjistruan shumë sulme terroriste, duke dëmtuar sigurinë e jetës dhe ekonominë e banorëve të pakicave të ndryshme kombëtare. Incidenti "5 korrik" në vitin 2009 shkaktoi vdekjen e 75 vetave dhe plagosjen e mbi 1700 të tjerëve. Pas këtyre ngjarjeve, Xinjiang-u ngriti sipas ligjit qendrat arsimore dhe të përgatitjes profesionale. Nga njëra anë përhapet arsimi i sundimit të ligjit dhe nga ana tjetër forcohet aftësia profesionale e njerëzve që u prekën nga ideologjitë e terrorizmit dhe ekstremizmit, duke iu mundësuar atyre të rikthehen në shoqëri dhe rinisin një jetë normale. Në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, qendrat arsimore dhe të përgatitjes profesionale të Xinjiang-ut janë shkolla me konvikte. Kursantët mund të kthehen në shtëpi dhe të dalin me leje. Ata gjithashtu gëzojnë lirinë e komunikimit me të afërmit e tyre. Këta të fundit mund të zhvillojnë biseda telefonike me kursantët si dhe të vizitojnë qendrat profesionale. Këtu nuk ka asnjë shkelje ndaj të drejtave të njeriut, siç njoftojnë politikanët dhe mediet perëndimore.

Në fakt, në ShBA, Britani, Francë apo vende të tjera që kanë përjetuar sulme terroriste ka masa për shfarosjen e ekstremizmit dhe të parandalimit të terrorizmit. Për shembull, ShBA-ja zbaton "korrigjimin në komunitet", Britania projektin "DDP" për terroristët, Franca ka hapur qendrën e zhdukjes së ekstremizmit në rajone të ndryshme të saj etj. A nuk është standard i dyfishtë që ShBA-ja nga njëra anë ndërhyn në punët e Xinjiang-ut, por nga ana tjetër nuk përmend luftërat që ka zhvilluar në Irak dhe në Afganistan?! (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore