Nis rekrutimi global për vullnetarët e Olimpiadës Pekin 2022

2019-12-05 17:02:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sot është Dita e 34-të Ndërkombëtare e Vullnetarëve dhe me këtë rast, u hapën aplikimet për punësimin global të vullnetarëve për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2022 të Pekinit.

Sipas Komitetit Organizativ të Pekinit, do të nevojiten 27 mijë vullnetarë për Lojërat Olimpike Dimërore dhe 12 mijë për ato Paralimpike.

Vullnetarët do të ngarkohen me role të ndryshme, përfshi marrëdhëniet ndërkombëtare, konkurrencën dhe zhvillimet e shesheve të lojërave në zonat e garimit në Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou.

Aplikimet për pozicionet vullnetare do të mbyllen në 30 qershor 2021.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore