Presidentja e COP25-s: Roli i Kinës për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, thelbësor

2019-12-05 11:11:18 CRI Komenti juaj Printoni

Carolina Schmidt, presidentja e Konferencës së 25-të të OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës (COP25), që po zhvillon punimet në Madrid të Spanjës, tha se roli i Kinës për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit 2015 është thelbësor.

"Ne kemi premtimin e Kinës për të punuar bashkë me ne për zbatimin e Marrrëveshjes së Parisit dhe kjo ka rëndësi kyçe. Kjo është e para konferencë e OKB-së mbi ndryshimin e klimës para zbatimit të Marrëveshjes së Parisit," tha Schmidt.

Ma Aimin, zv.drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinës për Strategjinë e Ndryshimit të Klimës, theksoi se Kina ka marrë masa të ndryshme përballë ndryshimit klimatik.

Konferenca e OKB-së mbi ndryshimin e klimës do të zgjasë deri të premten e javës tjetër. (Wang Lei) 蕾

Mrekulli
Lajmet Kryesore