CMG-ja përuron Institutin Studimor të CGTN-it

2019-12-05 10:40:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong shpalli përurimin e Institutit Studimor të CGTN-it në Samitin e 3-të Global të Medias të Rrjetit Televiziv Global të Kinës (CGTN) dhe Forumin e 9-të të Medias Vizive të "CCTV Plus".

Në ceremoni ishin të pranishëm 300 veta nga dhjetëra organizata të mediave, kompani të teknologjisë dhe institute studimore nga e gjithë bota.

Ish-kryeministri belg Yves Leterme thotë se mirëpret suksesin e ardhshëm të këtij instituti të ri studimor.

Grupi Mediatik të Kinës ka filluar një strategji që përfshin 5G-në dhe teknologji të tjera të larta për të nxitur në mënyrë efektive zhvillimin e mediave të reja. Ai gjithashtu ka hapur kanalin e parë 4K dhe platformën e parë të mediave të reja me bazë 5G në Kinë. (Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore