Trump-i kritikon Macron-in për komentet mbi "vdekjen e trurit" të NATO-s

2019-12-05 10:05:15 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa udhëheqësit e vendeve të NATO-s janë mbledhur në Londër për 70-vjetorin e themelimit të Aleancës, presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar homologun e vet francez Emmanuel Macron për komentet e tij lidhur me NATO-n.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të martën, presidenti amerikan u shpreh se thënia e presidentit Macron lidhur me "vdekjen e trurit" të koalicionit ushtarak ishte "shumë fyese" dhe "një deklaratë shumë e rrezikshme".

Më parë presidenti Trump i kishte cilësuar si "fajtore" vendet anëtare që nuk kanë dhënë kontributin e duhur për buxhetin e NATO-s.

Trump-i u bëri thirrje atyre që të mbajnë premtimin për të rritur kontributet e tyre me 2 % të PBB-së deri në vitin 2024. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore