Putini kritikon zgjerimin e NATO-s

2019-12-04 11:01:42 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin e ka kritikuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, duke e quajtur një gjë të tillë të kotë, për shkak se nuk ekziston asnjë kërcënim nga Moska.

"Siç e dini, Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më. Traktati i Varshavës, një koalicion ushtarak që u krijua si reagim ndaj krijimit të NATO-s, nuk ekziston më. Por NATO-ja jo vetëm ekziston, por edhe po zhvillohet," vuri në dukje ai.

Duke folur në një mbledhje me drejtues të ushtrisë ruse, Putini tha gjithashtu se zgjerimi i NATO-s është një kërcënim për Rusinë, por ai shprehu shpresën se do të mbizotërojë një interes i ndërsjellë për sigurinë e përbashkët.

Pavarësisht tensioneve, Putini theksoi se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me NATO-n pasi presidenti i ShBA-së Donald Trump i kritikoi aleatët evropianë në prag të një samiti të përvjetorit të NATO-s në Londër. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore