Video - Kina: Në deklaratat e disa politikanëve amerikanë ka mosnjohje, paturpësi dhe hipokrizi

2019-12-04 21:08:02 CRI Komenti juaj Printoni

Duke komentuar të ashtuquajturin "Projektligj të të drejtave të njeriut të ujgurëve 2019", të porsa miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se pala kineze shpreh pakënaqësi serioze dhe kundërshtim të vendosur dhe do të kundërpërgjigjet sipas zhvillimit të gjendjes.

Në një konferencë të rregullt për shtyp, Hua Chunying vuri në dukje se në fjalët e kohëve të fundit të disa politikanëve amerikanë rreth Xinjiang-ut ka mosnjohje, paturpësi dhe hipokrizi.

"Pala amerikane ka harruar me qëllim veprimet e veta të egra në masakrën e indianëve dhe shpërfill historinë e mjerueshme dhe gjendjen e tanishme tragjike të indianëve, por përbalt brutalisht politikën e suksesshme të Kinës për pakicat kombëtare dhe veçanërisht për Xinjiang-un. Duke shfrytëzuar problemin e Xinjiang-ut, disa amerikanë orvaten të provokojnë marrëdhëniet midis kombësive të Kinës, dëmtojnë lulëzimin e stabilitetin e këtij rajoni dhe të frenojë fuqizimin e Kinës. Kjo demaskon më tej standardin e dyfishtë të palës amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe vetëm sa i bën njerëzit më të vetëdijshëm për hipokrizinë e palës amerikane."

Kur mësoi se konferenca e shtypit po shfaqej drejtpërdrejt në disa media amerikane, zëdhënësja Hua shprehu shpresën se ato do t'i përcjellin publikut amerikan zërin e kinezëve të thjeshtë.

"Ju lutem t'i transmetoni popullit amerikan, banorëve të thjeshtë amerikan një mesazh të tillë, që si kinezët e thjeshtë e shikojnë këtë projektligj të pavend të miratuar nga Kongresi amerikan? Ata mendojnë se ShBA-ja ngatërroi Afganistanin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin. Tani ajo po orvatet të turbullojë edhe rajonet kineze Xinjiang dhe Hong-Kong. Por kjo do të mbetet vetëm një ëndërr dhe nuk do të realizohet dot." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore