Xi Jinping-u i dërgon Ilir Metës telegrami ngushëllimi për tërmetin

2019-12-04 17:20:59 CRI Komenti juaj Printoni

Më 30 nëntor, presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi homologut të tij shqiptar Ilir Meta një telegram ngushëllimi për tërmetin në Shqipëri.

Në telegram, z. Xi ndër të tjera shprehet: "U befasova kur mësova se në vendin tuaj ra një tërmet 6.4 ballë sipas shkallës Rihter, që shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe materiale. Në emër të qeverisë e popullit kinez dhe në emrin tim personal, shpreh hidhërim të thellë për viktimat dhe ngushëllime të sinqerta për familjet e tyre, për të plagosurit si edhe për të gjithë popullin shqiptar".

Presidenti Xi shprehu gjithashtu besimin se, nën udhëheqjen e presidentit Meta dhe të qeverisë shqiptare, populli shqiptar me siguri do të kapërcejë fatkeqësitë dhe do të rindërtojë sa më parë vatrat e veta. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore