Hong-Kong: Shitja me pakicë bie 24.3 %, ulja më e madhe e regjistruar

2019-12-03 10:53:48 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave nga Departamenti i Statistikave i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, vëllimi i përgjithshëm e shitjes me pakicë në tetor vlerësohet përkohësisht se ka arritur në 30.1 miliardë dollarë hongkongas, me një ulje 24.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i qeverisë së rajonit të Hong-Kongut tha se shitja me pakicë u ul dukshëm në tetor, duke shënuar rënien më të madhe të regjistruar ndonjëherë. Rritja e dhunës në Hong-Kong ka ndikur rëndë te besimi i konsumatorëve dhe te sektori i turizmit e aktivitetet e lidhura me konsumin. Sipas zëdhënësit, ndalimi i dhunës dhe rivendosja e rendit publik është baza për të krijuar kushtet për rimëkëmbjen e sektorit të shitjes me pakicë. Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut do të vëzhgojë gjendjen dhe ndikimin e saj mbi tregun e punës dhe tërë ekonominë.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore