Xi dhe Putini ndjekin ceremoninë e përurimit të gazsjellësit Kinë-Rusi

2019-12-03 10:26:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë ndjekur së bashku ceremoninë e përurimit të linjës lindore të gazsjellësit Kinë-Rusi.

Të dy krerët e shteteve zhvilluan një bisedë video gjatë ceremonisë të hënën pasdite.

Gazsjellësi ka filluar t'i japë Kinës gaz natyror rus, me një vëllim që planifikohet të arrijë 5 miliardë metra kubë në vitin 2020 dhe që nga viti 2024, do të shtohet çdo vit në 38 miliardë metra kubë.

Gazsjellësi ndërshtetëror zgjatet në Rusi për 3 000 kilometra, kurse në Kinë gjatësia e tij arrin në mbi 5 000 kilometra.

Ky projekt është pjesë e kontratës 30-vjeçare midis Korporatës Kombëtare të Naftës të Kinës dhe gjigantit rus të gazit "Gazprom". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore