Kina e nxit Kanadanë të lirojë CFO-në e "Huawei"-t

2019-12-03 10:24:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kina e nxiti përsëri Kanadanë të lirojë menjëherë kryezyrtaren financiare (CFO) të "Huawei"-t.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying u shpreh:

"Ka kaluar plot një vit që kur Meng Wanzhou, një shtetase kineze dhe nënkryetare e 'Huawei'-t, u arrestua arbitrarisht nga Kanadaja më 1 dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesën e Shteteve të Bashkuara. Qëndrimi i Kinës në këtë çështje ka qenë konsekuent dhe i qartë. ShBA-ja dhe Kanadaja kanë shpërdorur traktatet e tyre dypalëshe të ekstradimit, kanë marrë arbitrarisht masën e detyrimit me forcë të shtetases kineze dhe kanë shkelur seriozisht të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetases kineze. Ky është një incident serioz politik."

Znj. Meng u arrestua nga policia kanadeze në aeroportin e Vankuverit me kërkesën e ShBA-së.

Uashingtoni ka kërkuar ekstradimin e saj lidhur me akuzat për mashtrim, por Meng Wanzhou dhe "Huawei" i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza. (Wang Lei/Artan Goga) 蕾

Mrekulli
Lajmet Kryesore