Kina planifikon të rrisë shitjet e automjeteve të zgjuara dhe ato elektrike

2019-12-03 19:22:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kina planifikon të rrisë më tej shitjet e automjeteve me energji të re dhe të automjeteve inteligjente të ndërlidhura për të nxitur zhvillimin e gjelbër dhe të zgjuar të tregut më të madh në botë të automjeteve.

Shitjet e automjeteve me energji të re pritet të zënë rreth 25 për qind të shitjeve të përgjithshme të automjeteve të reja deri në vitin 2025, sipas një projekti të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Konkurrueshmëria e sektorit do të bëjë përparim të madh teknologjik nga përmirësimi i baterisë, motorit, sistemit operativ dhe fushave të tjera, thuhet në projekt.

Duke filluar prej vitit 2021, do të kërkohet që automjetet e reja në zonat pilot të mbrojtjes ekologjike të vendit dhe zonat publike në rajonet me objektiv luftën kundër ndotjes së ajrit të jenë automjete me energji të re.

Shitjet e automjeteve me energji të re në Kinë shënuan një rritje dyshifrore në 10 muajt e parë të 2019-s, pavarësisht një tregu të ngadaltë të automjeteve. Këto shitje zunë më pak se 5 për qind të shitjeve të përgjithshme të automjeteve të reja gjatë kësaj periudhe.

Kina gjithashtu synon të promovojë automjetet inteligjente të ndërlidhura, duke rritur pjesën e shitjeve të tyre në totalin e shitjeve të automjeteve në rreth 30 për qind deri në vitin 2025. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore