Delta e lumit Jance, zona e re e hapjes së Kinës

2019-12-03 17:37:09 CRI Komenti juaj Printoni

Pak kohë më parë, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi programin e zhvillimit të integruar të deltës së lumit Jance, çka konsiderohet si një dokument për zhvillim të kësaj zone për 5 dhe 15 vitet e ardhshme. Në këtë program, janë hartuar një sërë drejtimesh dhe masash të reja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik të kësaj zone dhe është lëshuar një sinjal i rëndësishëm që Kina po nxit me vendosmëri hapjen e gjithanshme.

Delta e lumit Jance përbëhet nga Shangai dhe 3 provincat: Jiangsu, Zhejiang dhe Anhui. Kjo është një nga zonat me gjallërinë, hapjen dhe aftësinë më të madhe rinovuese.

Së pari, kjo zonë do të bëhet zona eksperimentale për raundin e ri të hapjes së Kinës. P.sh: në këtë program synohet zgjerimi i mëtejshëm i hapjes së sektorëve të prodhimit, shërbimit dhe bujqësisë me jashtë, të lehtësohet gradualisht hyrja për në tregun vendas, të ulet pragu për hyrjen në sektorët e automjeteve, aeroplanëve, anijeve dhe informacionit elektronik, të tërhiqen aktivisht ndërmarrjet Top 500 të botës, të lehtësohet gradualisht hyrja e kapitalit të huaj në tregun kinez dhe të mbështetet emetimi i monedhës kineze RMB nga institucionet e huaja, etj. këto masa padyshim janë zbatim i zotimit të Kinës për hapje të mëtejshme.

Së dyti, zona e deltës së lumit Jance do të nxitë bashkëpunim investimesh me vendet e botës. Në këtë program, vihet në dukje që do të shtohen investimet në tregun ndërkombëtar në mënyrë të qëndrueshme, do të shtohet bashkëpunimi ndërkombëtar në eksplorimin e minierave të naftës dhe gazit natyror, do të shtohen investimet në shërbim biznesi, prodhim modern, shërbim financiar dhe blerje ndërkombëtare, si dhe do të inkurajohen ndërmarrjet të dalin jashtë Kinës në mënyrë të bashkërenduar. Delta e lumit Jance, si një zonë me gjallëri më të madhe ekonomike në Kinë, mund të luajë rol udhëheqës për përmirësimin e strukturës së investimeve në tregun ndërkombëtar.

Së treti, delta e lumit Jance do të bëhet shembull i mjedisit të mirë të biznesit në Kinë. Në këtë program, vihet në dukje se në zonat pilote si Lingang të Shangait, do të krijohen zona të posaçme ekonomike me standard ndërkombëtar dhe me nivel ndërkombëtar konkurrimi, do të lidhet në mënyrë të gjithanshme me rregullat ndërkombëtare dhe të krijohet një mjedis i qëndrueshëm, i barabartë, transparent dhe i parashikueshëm, do të ngrihet niveli i menaxhimit dhe shërbimit për investitorët e huaj dhe të zbatohet në mënyrë të gjithanshme sistemi me "trajtim kombëtar para hyrjes + listë negative". Krahas këtyre, do të forcohet mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të shtohet niveli i dënimeve ndaj shkeljeve të ligjit përkatës. Këto masa padyshim do të shtojnë besimin e investitorëve të huaj për tregun kinez.

Mrekulli
Lajmet Kryesore