Kina, shumë pranë shndërrimit në një vend të fuqishëm tregtar

2019-12-03 17:36:40 CRI Komenti juaj Printoni

Pak kohë më parë, Kina publikoi një udhëzim mbi zhvillimin tregtar me cilësi të lartë, që është konsideruar si një projekt i përgjithshëm për përmirësimin e strukturës tregtare, shtimin e efektivitetit tregtar dhe forcimin e nivelit të tregtisë, si edhe një hartë për zhvillimin me cilësi të lartë të tregtisë së Kinës. Sipas këtij dokumenti, Kina mund të kalojë nga një vend i madh tregtar në një vend të fuqishëm tregtar.

Së pari, struktura tregtare e Kinës mund të përmirësohet më tej. Mallrat kineze janë bazuar kryesisht tek krahu i punës dhe vlera e shtuar tregtare mund të rritet më tej. Siç mësohet, mallrat me teknologji të lartë dhe të re zënë 28.3% të eksporteve, shifër që ende ka një distancë nga vendet e zhvilluara. Kështu, me drejtimin nga udhëzimi për tregtinë me cilësi të lartë, ndërmarrjet kineze do të fokusohen më shumë tek aftësia thelbësore e konkurrimit.

Së dyti, tregtia kineze do të ketë më shumë energji të re. Nxitja e sektorëve të rinj është një masë e rëndësishme për energjitë e reja tregtare. P.sh: tregtia elektronike ndërkufitare mund të ulë kostot e tregtimit dhe të rritë efektivitetin tregtar. Sipas statistikave, në gjashtëmujorin e parë të 2019-s, vëllimi i mallrave të importuara nga tregtia elektronike ndërkufitare shënoi 45.65 miliardë juanë, 24.3% më shumë se një vit më parë. Për të shtuar lehtësitë tregtare, në këtë udhëzim, ndërmarrjet nxiten të nisin tregti elektronike në vendet përkatëse dhe të ndërtohen qendrat e logjistikës jashtë Kinës. Me shpejtimin e zhvillimit të tregtisë së re, tregtia tradicionale me siguri do të ketë efektivitet më të lartë.

Së treti, si përfaqësuese e vendeve në zhvillim, Kina do të marrë pjesë më aktivisht në hartimin e rregullave ndërkombëtare tregtare. Me rendin e tanishëm tregtar të botës, vendet në zhvillim janë në një pozicion të dobët dhe të pafavorshëm. Ndërsa sipas këtij udhëzimi, Kina do të nxisë reformat e domosdoshme për OBT-në dhe të marrë pjesë aktivisht në rregullat shumëpalëshe tregtare. Kjo është në të mirë të thyrjes së monopolimit nga vendet perëndimore mbi rregullat tregtare dhe është një hap i duhur i Kinës për t'u bërë një vend i fuqishëm tregtar.

Kina mund të krijojë një sistem më të ekuilibruar tregtar. Sipas udhëzimit, Kina do të ulë më tej nivelin e taksave doganore dhe kostot sistematike dhe do të formojë zona pilote për mëkëmbjen e importit. Kjo ka treguar angazhimin e plotë të Kinës për nxitjen e ekuilibrit tregtar dhe zhvillimit të vazhdueshëm. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore