Kinë, nis konkursi i 5-të për shërbimet vullnetare të të rinjve

2019-12-03 17:34:04 CRI Komenti juaj Printoni

Konkursi i 5-të i Projektit të Shërbimit Vullnetar Rinor u hap të hënën në Dongguan të provincës kineze Guangdong, raportoi të martën "China Youth Daily".

Ngjarja, e organizuar bashkërisht nga Komiteti Qendror i Lidhjes Rinore Komuniste të Kinës, Ministria e Punëve Civile dhe shtatë autoritete të tjera, përqendrohet në promovimin e kulturës dhe ndërtimin e sistemit të shërbimit vullnetar, si dhe shfaqjen e projekteve të shkëlqyera të shërbimit vullnetar.

Në këtë konkurs do të garojnë 100 ekipe nga e mbarë Kina. Rreth 200 ekipe vullnetare si dhe përfaqësues nga universitete dhe autoritete të provincës do të marrin pjesë në seminare shkëmbimi, sipas gazetës kineze.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë mbi 700 vullnetarë, përfaqësues të universitetit dhe të ftuar nga të gjitha sferat. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore