Kina dhe Irani, konsensus për çështjen bërthamore iraniane

2019-12-02 19:53:38 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu zhvilloi më 1 dhjetor në Pekin konsultime me homologun e tij iranian Seyed Abbas Araghchi për çështjen bërthamore iraniane.

Zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying tha se dy palët diskutuan në thellësi mbi gjendjen bërthamore të Iranit dhe zbatimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, duke arritur një konsensus të gjerë.

Hua tha se tërheqja e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe presioni ekstrem mbi Iranin kanë bërë që gjendja të mbetet e tensionuar dhe që kjo marrëveshje të rrezikohet. Në këtë kontekst, Kina dhe Irani zhvilluan konsultime në Pekin dhe arritën konsensus të gjerë.

"Dy palët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin, të vijojnë nxitjen e zbatimit të plotë dhe efektiv të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, të ruajnë rendin ndërkombëtar bazuar në ligjin ndërkombëtar, t'i përmbahen drejtimit të diplomacisë politike dhe të promovojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar e rajonal."

Hua theksoi se Kina dhe Irani janë partnerë të gjithanshëm strategjikë. Dy palët do të zbatojnë konsensusin e krerëve të dy vendeve, do të vijojnë forcimin e besimit të ndërsjellë politik, thellimin e bashkëpunimit pragmatik në fusha të ndryshme dhe të pasurojnë përmbajtjen e partneritetit të gjithanshëm strategjik në dobi të dy vendeve dhe dy popujve. Çështja bërthamore iraniane është një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit strategjik Kinë-Iran dhe dy palët do të vijojnë përpjekje të vazhdueshme për mbajtjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore