Mbështetja e dhunës nuk do të përqafohet nga njerëzit

2019-12-02 19:52:51 CRI Komenti juaj Printoni

Miratimi në ligj nga ShBA-ja i të ashtuquajturit "Projektligj për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong", i cili mbështet fuqishëm vandalët që po shkatërrojnë rajonin, është një shkelje e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë së shumicës së qytetarëve hongkongas dhe një orvatje për të frenuar zhvillimin e Kinës me anë të trazirave në Hong-Kong. Komploti i ShBA-së që mbështet dhunën dhe dëmton Hong-Kongun nuk do të gjejë përkrahjen e njerëzve.

Gjatë pesë muajve të fundit, veprimet e paligjshme dhe të dhunshme në shkallë të gjerë në Hong Kong janë përshkallëzuar, gjë që e kanë shtyrë rajonin drejt një situate shumë të rrezikshme dhe ShBA-ja ka luajtur një rol jashtëzakonisht negativ në këtë. Disa politikanë të njohur amerikanë si Mike Pence dhe Nancy Pelosi janë takuar me kokat e kaosit anti-Kinë në Hong-Kong; organizatat joqeveritare si Fondacioni Kombëtar i Demokracisë së ShBA-së kanë ofruar mbështetje të ndryshme për shkatërruesit; disa media amerikane kanë vijuar të mbështetjen ndaj bandave, duke minuar seriozisht begatinë dhe stabilitetin e Hong-Kongut.

Në një moment kyç kur Hong-Kongu po përballet me kontrollin e rebelimit dhe rivendosjen e rendit, Shtetet e Bashkuara miratuan të ashtuquajturin ligj mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong, duke siguruar një "strehë të sigurt" për radikalët dhe lëshimin e "letrave të presionit" për gjyqtarët që mbështesin ushtrimin e ligjit. Orvatjet e palës amerikane tashmë janë shumë të qarta!

Dhuna është armiku publik i bashkësisë ndërkombëtare. Përdorimi i të ashtuquajtur ligj të ShBA-së për të nxitur arrogancën e kriminelëve të dhunshëm në Hong-Kong është kritikuar dhe dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Afganistan-Kinë, Sudan Ahmed Basin, theksoi se çështjet e Hong-Kongut janë thjesht punë të brendshme të Kinës dhe asnjë vend tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në to. Diplomati i lartë amerikan Charles Freeman theksoi se "demonstruesit e dhunshëm nuk duhet të marrin simpatinë e ndërkombëtarëve".

Nën maskën e "të drejtave të njeriut" dhe "demokracisë", Shtetet e Bashkuara po nxisin trazirat. Për shembull, Fondacioni Kombëtar i Demokracisë i Shteteve të Bashkuara, i cili ka financuar shkatërruesit në Hong-Kong është angazhuar në "revolucione me ngjyra" në të gjithë botën për shumë vite, nga Venezuela në Ukrainë, nga Mianmari në Tunizi, Libi, Egjipt, Siri, dhe në mbi 100 vende dhe rajone. Sipas aktivistit të njohur politik amerikan Kevin Gies, Fondacioni Kombëtar për Demokracinë ka financuar veprimet anti-qeveritare në 19 vende vetëm në vitin 2018. Populli i botës nuk mund ta durojë këtë!

Pala kineze do të marrë masat e duhura ndaj palës amerikane, pasi kjo e fundit ka sfiduar sovranitetin e Kinës dhe dinjitetin e popullit kinez. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore