Kina merr masa kundër veprimit të ShBA-së për Hong-Kongun

2019-12-02 18:59:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të ndërmarrë një seri masash në përgjigje të një ligji amerikan në lidhje me Hong-Kongun.

Ministria e Jashtme njoftoi se Kina do të pezullojë shqyrtimin e kërkesës për anije detare amerikane që vizitojnë Hong-Kongun.

Kina gjithashtu do të sanksionojë disa organizata joqeveritare amerikane, duke përfshirë "National Endowment for Democracy", Institutin Kombëtar Demokratik për Çështje Ndërkombëtare, Institutin Ndërkombëtar Republikan, "Human Rights Watch" dhe "Freedom House".

Masat hyjnë në fuqi të hënën. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore