Hapet Festivali i 2-të Ndërkombëtar i Filmit i Hainan-it

2019-12-02 11:52:00 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën u hap në qytetin Sanya të Kinës Jugore edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Hainan-it, i sponsorizuar nga Administrata Kombëtare e Filmit e Kinës dhe i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe provinca Hainan.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, presidenti i CMG-së Shen Haixiong tha se zhvillimi i ishullit Hainan është dëshmi e rëndësishme e Reformës dhe Hapjes së Kinës gjatë 40 vjetëve. Në epokën e re, Kina po shndërrohet nga një vend i madh i kinematografisë në një vend të fuqishëm dhe në përputhje me këtë prirje CMG-ja do të përpiqet të prodhojë më shumë filma cilësorë. Ai shprehu shpresën se kineastët nga e gjithë bota do ta shndërrojnë bashkërisht Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Hainan-it në një platformë shkëmbimesh për nxitjen e zhvillimit të kinematografisë botërore dhe do të japin më shumë mençuri e energji pozitive për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Hainan-it, i krijuar në vitin 2018, është festivali ndërkombëtar i filmit më i ri në Kinë. Në ceremoninë e mbylljes së festivalit më 8 dhjetor, do të shpallen dhjetë fituesit e çmimeve "Kokosi i artë", për kategoritë e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë etj. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore