"E premtja e zezë" në ShBA, ndikimi i tarifave mbi mallrat e konsumit nga Kina

2019-12-02 11:50:03 CRI Komenti juaj Printoni

Sezoni i blerjeve të festave sapo ka filluar në ShBA, me "Të Premten e zezë" (Black Friday), ditën më të ngarkuar me blerje të vitit. Kjo është "E premtja e zezë" e parë që nga vendosja e tarifave amerikane mbi mallrat e konsumit nga Kina.

Analisti i shitjeve me pakicë Burt Flickinger thotë se disa nga tregtarët me pakicë do të ndikohen më shumë nga tarifat sesa të tjerët:

"Shitësit me pakicë që nuk investuan kapital qarkullues në inventare me çmime më të larta - 'Petco' për shembull - po paguajnë një çmim të dhimbshëm. Disa nga dyqanet që nuk kanë pasur sasi të mëdha mallrash në gjendje po e kalojnë barrën e tarifave (te blerësit)."

Shumë pajisje elektronike importi tashmë janë shtrenjtuar që nga 1 shtatori, kur ShBA-ja shtoi një tarifë prej 15 për qind mbi mallrat kineze me vlerë 112 miliardë dollarë.

Flickinger-i thotë se konsumatorët amerikanë ende mund të përfitojnë oferta këtë "Të Premte të zezë", por ai është i shqetësuar për ndikimin e raundit tjetër të tarifave të planifikuar të fillojë në 15 dhjetor.

Bisedimet tregtare midis ShBA-së e Kinës janë në vazhdim dhe tregtarët e pakicës dhe konsumatorët shpresojnë se do të arrihet një marrëveshje dhe tarifat nuk do të zbatohen. (Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore