Franca, Gjermania e Britania mirëpresin pranimin e 6 vendeve në mekanizmin e ri të shkëmbimeve tregtare me Iranin

2019-12-02 11:20:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria franceze e Punëve të Jashtme deklaroi të shtunën se Franca, Gjermania e Britania mirëpresin pjesëmarrjen e Belgjikës dhe pesë vendeve të tjera në Instrumentin në Mbështetje të Shkëmbimeve Tregtare (INSTEX), një mekanizëm pagesash për transaksionet tregtare me Iranin.

Në deklaratë thuhet se kjo tregon qartë vendosmërinë e Evropës për mbrojtjen e tregtisë së ligjshme me Iranin dhe të marrëveshjes së gjithanshme për problemin bërthamor iranian.

Franca, Gjermania e Britania bënë një deklaratë të përbashkët në fillim të këtij viti, duke shpallur krijimin e INSTEX-it, që është një mekanizëm pagesash jashtë sistemit financiar global të drejtuar nga ShBA-ja. Ai i ndihmon kompanitë evropiane të shmangin sanksionet e njëanshme të ShBA-së ndaj Iranit dhe siguron vijimin e tregtisë së BE-së me Iranin.

Në maj të vitit 2018, ShBA-ja shpalli tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja për problemin bërthamor të Iranit. (Wang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore