Kina publikon udhëzim për zhvillim tregtar me cilësi të lartë

2019-11-29 09:47:12 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Qendror i PKK-së dhe Këshilli i Shtetit i Kinës publikuan një udhëzim të përbashkët për zhvillimin tregtar me cilësi të lartë.

Deri në vitin 2022, Kina synon të arrijë një strukturë të mirë tregtare dhe një përmirësim të dukshëm në efektivitetin tregtar.

Në udhëzim nënvizohet nevoja për shpejtimin e zhvillimit të shërbimeve moderne.

Kina do të përparojë nga përpunimi dhe prodhimi në kërkim dhe dizajn, shërbimet e marketingut dhe menaxhimin e markës, duke gjeneruar më shumë vlerë të shtuar përmes eksporteve.

Kina do të forcojë ndërtimin e zonave pilote me tregti elektronike ndërkufitare.

Krahas këtyre, Kina synon që Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të ketë më shumë ndikim dhe të jetë më tërheqëse.

Në udhëzim bëhet thirrje gjithashtu për një mjedis të barabartë biznesi në nivel botëror.(Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore